Shqiptari, Armando Sadiku shenon dy gola ndaj Juventusit





Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku po vazhdon të shkëlqej me skuadrën e Luganos. Sulmuesi i ri ka shënuar 2 gola edhe ndaj gjigandit italian, Juventus.
Në miqësoren mes Luganos dhe Juventus, Sadiku ishte një nga më të mirët në fushë duke realizuar 2 herë. Miqësorja përfundoj me rezultat 3 me 3.
Për Juventusin shënuan Giacherini, Anelka dhe Giovinco, ndërsa golat e Sadikut erdhën në minutat 80 dhe 87.
Pikërisht Sadiku është golashënuesi më i mirë në Ligën e dytë të Zvicrës me 18 gola të shënuara.   Kliko kutine poshte per te perkrahur faqen