Pepe kercenon Mourinhon



Jose Mourinho ka nisur të mbetet i vetëm në Real Madrid. Dështimi për të sjellur suksese të mëdha me këtë skuadër ka bërë që fundi i tij të përcillet me kritika për të. Ronaldo ishte ai që tha ditë më parë se nuk i intereson se ku do të shkoj Mourinho dhe se ai do të mbetet në Real Madrid. Mourinho vazhdoi me deklarata ku përsëri e kishte në fjalë kapitetin Iker Casillas për të cilin tha se ai është tip lojtari që mendon se e ka gjithmonë vendin e sigurtë. Por kjo deklaratë e ka prekur pak edhe Pepen i cili pas ndeshjes me Valladolid, deklaroj se Mourinho dhe të gjithë duhet të kenë më shumë respekt për Casillas."Deklarata e tij nuk ka qenë e përshtatshme. Casillas në Real dhe në Spanjë është një institucion në vete. Për këtë Mourinho, ne dhe të gjithë duhet të kenë më shumë respekt për Casillas. Casillas nuk duhet nënvlerësuar sepse ai është një simbol" deklaroj Pepe.