Montolivo mungon tri ndeshje radhazi !




Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo, pritet që të mos jetë në gjendje gatishmërie për tri ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi.
Sky Sport Italia raporton se Montolivo po vuan nga një problem muskulor dhe madje dëmtimin e ka konfirmuar edhe vet Milani në mëngjesin e të premtës.

Milani nuk ka dhënë detaje për atë se sa gjatë do të mungojë Montolivo, por sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, ai pritet të mos jetë i gatshëm për tri ndeshjet e ardhshme.

Milani po lufton për vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe mos gatishmëria e Montolivos përbën një hendikep të madh për Rossonerët.