La Liga është prekur nga skandali i trukimeve të ndeshjeve. Ndeshja e zhvilluar 3 javë më parë ndërmjet Levante dhe La Coruna sipas të gjitha gjasave është e trukuar. Deportivo La Coruna arriti të fitoj me rezultatin 0 me 4 duke i shkaktuar humbje të thellë Levantes. La Coruna i duhej fitorja për mbijetesë në La Liga ndërsa Levante ka të sigurtë mbijetesën dhe nuk i duheshin pikët. Të gjithë golat kanë dyshime pasi shihet reagimi tejet i dobët i mbrojtjes së Levantes dhe portierit të skuadrës. Dyshimet për trukime filluan pas pakënaqësive të kapitenit të Levantes, Barkero i cili ka qenë një nga të vetmit që ka qenë kundër trukimit të kësaj ndeshje.