Mourinho ka kohë që përfolet për një rikthim në Chelsea dhe deklarata e tij pas eliminimit nga Dortmundi ka qartësuar edhe më tej pozicionin e tij, e që është largimi nga Bernabeu.
Tani është agjenti i tij Jorge Mendes ai që ka dhënë indikacionin më të fortë për klubin e ardhshëm të Mourinhos.
“Pas ndeshjes ndaj Dortmundit ai ka folur me gazetarët dhe ishte shumë i qartë kur tha se ai dëshiron të largohet dhe ka me 80 % të gjasave unë them se Chelsea do të jetë klubi i tij i ardhshëm”.
“Tifozët e Chelseat e adhurojnë Mourinhon, ata e duan atë”, ka potencuar Mendes për Radio Mana Mana Sport
